“Digjet” Amerika/ Shpërthen dhuna, vritet një protestues

02/06/2020 00:55

Më shumë se gjysma e shteteve amerikane kanë aktivizuar Gardat e tyre Kombëtare për t`i bërë ballë trazirave civile që kanë pushtuar pjesën dërrmuese të vendit, e që janë përhapur edhe jashtë kufijve të tij. Nga Arizona, Arkansasi, Kalifornia, Nebraska, Xhorxha e deri në Washington e Wisconsin, autoritetet po marrin masa për t`i bërë ballë përshkallëzimeve të befta te situatës, që nuk qetësohet prej 6 ditësh tashmë.

Proetstat e dhunshme shpërthyen pas vdekjes së 46 vjecarit afro-amerikan, George Floyd në duart e policisë. Në 40 qytete të vendit është vendosur gjendja e shtetrrethimit, por njerëzit e kanë injoruar në pjesën më të madhe, ç’ka u bë shkas për konfrontime të tensionuara me policinë. Në mbështetje të turbusesve amerikane, njerëzit kanë demonstruar edhe Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

Përplasje të ashpra mes forcave të rendit dhe protestuesve janë shënuar në Nju Jork, Filadelfia e Los Anxheles, ku për të shpërndarë turmat u përdor gaz lotsjelles e plumba gome. Një person u vra në Kentaki ku policia po përpiqet të vinte në zbatim shtetrrethimin. Kreu i saj për zonën, Steve Conrad pretendon se efektivët në fakt iu përgjigjën zjarrit, sepse mbi ta u qëllua në fillim, siç thotë ai.

Por nuk dihet ndërkohë nëse personi që humbi jetën ishte ai që shtiu mbi policinë. Ngjarja ndodh në kohën kur tensionet janë në pikën e tyre më të larta. Vdekja e 46 vjeçarit të cilit për disa minuta, një polici i bardhë i rëndoi me gjurin e tij mbi qafë, teksa Floyd përsëriste se nuk merrte dot frymë, u përshkrua si “ vrasje me gjakftohtësi” nga Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Basketbollit, NBCA, që thonë në deklaratën e tyre se ngjarja ka traumatizuar të gjithë kombin.

“ Ato çfarë ndodhën gjatë javës së kaluar- brutaliteti policor, profilizimi racor dhe kthimi i racizmit në armë, janë episode të turpshme, çnjerëzore dhe të patolerueshme”, theksohet aty.

Top Channel