‘Zgjedhorja’/ Ambasadorët e SHBA, BE dhe të Britanisë së Madhe ‘zbarkojnë’ në selinë e PD-së për të takuar Bashën

01/06/2020 15:28

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë, Duncan Norman kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, për të nisur një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Ky takim vjen një ditë pas dështimit të palëve politike për të bërë një marrëveshje për miratimin e Reformës Zgjedhore brenda afatit të paravendosur (31 maj).

Kujtojmë se ishte vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha ai i cili më 26 maj u zotua para Yuri Kim se Reforma Zgjedhore përfundon më 31 maj por kjo e fundit pranoi se ky nuk është kusht i ndërkombëtarëve por i palëve.

Ndërkohë sot ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Soreca kanë pranuar se palët janë afër një marrëveshje dhe duhet ta përfundojnë atë duke shmangur kërkesat e kushtet e reja.

Gjatë ditës së sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me ekspertët e Reformës Zgjedhore, si dhe me aleatët e opozitës së bashkuar.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA