Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë.

Ministria informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid-19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi bartëse me Covid19.

Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike.

76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA