TIRANË- Duke filluar nga dita e sotme në të gjithë vendin tonë janë lehtësuar kufizimet e masave që u ndërmorën për frenimin e përhapjes së Covid-19.
Tashmë të gjithë qytetarët mund të lëvizin me makinat e tyre pa kufizime oraresh. Kjo ka sjellë që në rrugët kryesore të Tiranës të krijohet trafik i rënduar.
Siç duket, automjetet presin në radhë dhe lëvizin më vështirësi në rrugët e kryeqytetit që prej tri muajsh qarkullonin vetëm me autorizime nga policia dhe fasha të përcaktuara orare prej masave anti-covid.
Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor:
Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin
Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore
Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa me 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët.
Hapen kopshtet dhe çerdhet
Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit.
Hapet kampjonati, i futbollit, pa spektatorë.
Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit.
Top Channel