SHBA, i riu i bardhë vjen në protestë me automatik dhe veshje ushtarake, policia e lë të shkojë

01/06/2020 20:00

Vdekja e George Floyd në duart e policëve të Minneapolis ka shkaktuar protesta masive kundër dhunës e brutalitetit të policisë.

Mes videove të shumta të protestave në mediat sociale sot në Chicago shihej dhe një burrë pa uniformë por i armatosur me automatik dhe me veshje taktike ushtarake, që fliste me oficerët e policisë.

Personi që kishte postuar videon thoshte se i riu i bardhë kishte drejtuar më parë armën e tij në fytyrat e protestuesve.

Postuesi i videos thoshte se nëse njeriu i armatosur të mos kishte qenë i bardhë, do të ishte trajtuar ndryshe nga policët.

Top Channel