Rifillimi i kampionatit/ Të mërkurën 5 ndeshjet e javës së 27-të

01/06/2020 15:51

Pas gati 3 muajsh do të kthehet superliga dhe futbolli shqiptar me 10 javet e mbetura te kampionatit dhe 5 javet e Kupës së Shqiperisë gjithcka do të zhvillohet nën regjimin e një protokolli shëndetësor shumë strikt, një protokoll i cili u është shpërndarë të gjitha skuadrave, të cilat kanë një stadium të tyre dhe që do të organizojnë ndeshjet, duke filluar nga stadiumi ‘Selman Stermasi’ ku do të luhet edhe një nga ndeshjet kryesore Partizani-Skenderbeu do të tregojmë dicka me tepër rreth këtij protokolli.

165 persona do të jenë të lejuar brenda në stadium për zhvillimin e një ndeshjeje. per shkak të ndarjes së zonave nuk do të lejohen më tepër se 90 persona që të qendrojnë së bashkiu në një zonë të caktuar.

Ketu jemi në zonën mix ku zakonisht lojtaret dhe trajnerët pas përfundimit të cdo ndeshjeje, japin deklaratat e para te cilat nuk do të lejohen per të gjitha median nga protokolli pervec transmetueve televizive që eshtë Digitalb per t’u shperndarë ne media të tjera. me pas do të si do të zbatohet kete protokoll ne dhomat e zhveshjeve dhe aty ku ndodhen zyrtaret, apo dhomat e mjekeve.

Nderkohe kjo eshte dhoma e zhveshjes se skuadrës pritese që do të qendroje e hapur gjate gjithe kohës qe zhvillohen ndeshjet.

42 futbolliste 16 pjesetare te stafeve teknike, do të jenë të pranishëm në stadium, 6 zyrtare te ndeshjeve dhe 8 stafe mjekesore do të qendrojnë në zonen 1 ku do te përdoret tuneli i daljes se lojtareve. sigurisht nuk do kete shtrëngim duarsh as foto zyrtare ne prag te ndeshjeve.

Ne bazë të protokollit shëndetësor, kjo quhet zona 2 e stadiumit ketu ne tribunen vip do te jene vetem 10 anëtarë të stafit të skuadrës vendase dhe 10 anëtare të stafit të ekipit udhetues. këtu është edhe seksioni për median. /Endi Tufa/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA