Rama me Ahmetajn në Shijak: Këtë javë çelen fondet e dëmshpërblimit, 70 milionë dollarë mbështetje direkte

01/06/2020 15:13

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ministren e Mbrojtjes  Xhaçka dhe kryetarin  Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana,  kanë vizituar qytetin e Shijakun ku ushtria është angazhuar për të pastruar inertet.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se së shpejti qytetarëve do u kalojnë fondet pas dëmeve nga tërmeti.

“Do jenë fonde që do u kalojnë direkt qytetarëve, Janë shuma të konsiderueshme. Që mbulon nevojat. Shuma totale vetëm për qytetarët e dëmtuar shkon 70 milion dollar. Vetëm direkt, ndërsa të tjerët do marrin shpinë.”tha Rama.

Ndërkohë ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj ka shtuar se këtë javë çelen fondet e dëmshpërblimit për qytetarët që kanë shtëpi të pariparueshme.

“600 milionë lekë do u kalojnë qytetarëve teksa 1 mij e 173 familje përfitojnë në qershor vetëm në Shijak kurse për korrikun dhe gushtin hapet fondi për Durrësin.” ka thënë Ahmetaj.

Rama sqaroi se rindërtimi duhet të nisë sa më shpejt prandaj dhe është angazhuar ushtria për të hequr inertet pasi ka ende kohë dhe qeveria është brenda afatit për të arritur objektivat e rindërtimit.

Postimi i Ramës:

SHIJAK, një nga pikat ku ka nisur sot Operacioni i Pastrimit të inerteve në sheshet e Rindërtimit, me mbështetjen e forcave të ushtrisë?

Këtë javë qeveria nis çeljen fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive, të cilat do të mbështeten nga qeveria dhe nga ana tjetër, lidhen kontratat e para të Rindërtimit të Shkollave, për të vijuar gjatë gjithë qershorit me kontratat e investimeve në infrastrukurën e zonave të dëmtuara, si edhe për Rindërtimin e Banesave Individuale?

NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA