Hedhja e mbetjeve plastike vend e pa vend vazhdon te mbetet një problem shqetësuese ne gjithë vendin.
Ndotja qe krijohet nga këto mbetje është e madhe, ashtu siç edhe duket ne kanalin e Bishqethemit ne Lushnje, i mbushur me qese plasmasi e bidona plastike duke e bllokuar tërësisht atë.
Me te prekurit nga kjo situatë janë banorët qe kanë banesat e tyre përgjatë këtij kanali. Ata shprehen se kjo situatë ndodh cdo vit sa herë qe fillon vaditja dhe kanali mbushet me ujë. Sipas tyre këto mbeturina përfundojnë këtu, por zanafillën e kanë nga fshatrat e Krutjes ku banorët i hedhin ne kanal e më pas uji i i nxjerrë ne këtë pikë.
Bashkë me mbetjet plastike, banorët thonë se uji i kanalit sjell kafshë te ngordhura, duke rrezikuar te kthehet ne nje vatër infeksioni tashmë qe stina e verës ka nisur.
Edhe pse kjo situatë është e përsëritur shpesh herë nuk ka marrë zgjidhje per banorët.
Top Channel