Makina e policisë vërshon mes protestuesve gjatë protestave të George Floyd në SHBA

01/06/2020 18:11

Disa episode të shpërndara në rrjetet sociale kanë dëshmuar për dhunë të ekzagjeruar të policisë gjatë protestave për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

Si në Nju Jork ashtu dhe në San Diego Kaliforni janë parë episode kur policia ka përdorur automjetet e tyre për të shpërndarë protestuesit teksa mijëra vetë demonstronin.

San Diego ka zyrtarisht gjendjen e emergjencës pasi protestat janë kthyer në vandalizëm e grabitje të dyqaneve.

Në videon e postuar nga Srikanth Rao, shihet automjeti i policisë që hyn mes protestuesve edhe një njeri qëndron i kapur mbi kofanon e tij. Mjeti më pas largohet me shpejtësi teksa të tjerë protestues vijnë duke e ndjekur.

Policia e San Diego tha se askush nuk ishte goditur gjatë incidentit.

“E kemi parë videon, asnjë nuk është goditur prej saj dhe askush nuk ka pretenduar të kundërtën,” tha një zëdhënës.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA