Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 33485, që do të thotë janë 60 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 200 duke e çuar në 233197 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 158355, ndërsa 424 janë në gjendje kritike.

Numri i rasteve aktive është 41367 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 375593.

Top Channel