FOTO/ Të rinjtë britanikë sërish nën vëmendjen mediatike, djem dhe vajza përleshen masivisht mes tyre

01/06/2020 21:27

Të rinjtë në Britani janë përfshirë në një përleshje masive mes tyre.

Konflikti ka ndodhur në hotelin King Oak, në High Beach të Essex. Djem dhe vajza kanë goditur njëri-tjetrin, ndërkohë nuk janë të qarta arsyet se përse ka ndodhur grindja, shkruan” The Sun”. Policia menjëherë sapo ka marrë njoftimin, është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe ka ndërhyrë për qetësimin e situatës.

“Ne morëm informacione se një grup  i madh njerëzish ishin mbledhur në lulishte dhe po grindeshin mes tyre. Ne shkuam në vendngjarje dhe kemi këshilluar të rinjtë. Nuk kemi ndonjë raportim për të lënduar apo viktima. Ne jemi të vetëdijshëm për pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe e kuptojmë shqetësimin e qytetarëve. Ne jemi duke analizuar pamjet dhe më pas do të bëjmë vlerësimet tona”, u shpreh një zëdhënës i policisë.

Për më shumë ndiqni fotot e mëposhtme…

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA