FOTO/ Po raportonte nga protesta, plumbi i gomës i gjuajtur nga polici verbon gazetaren në njërin sy

01/06/2020 22:46

Në SHBA kanë shpërthyer protesta të dhunshme për vdekjen e 46-vjeçarit George Floyd.

Linda Tirado, 37 vjeçe, gazetare nga Tenesi, po filmonte momente gjatë protestës, por në një moment goditet nga policia me plumb gome dhe si pasojë verbohet në njërin sy.

“Veç syrit plumbi i gomës me të cilën më goditi polici më ka dëmtuar rëndë dhe veshin. Duhet të bëj dhe disa ndërhyrje që të rikuperohem plotësisht. Njërin sy e kam të verbuar, por unë nuk do të heq dorë nga karriera ime në gazetari”, shkroi Linda në rrjete sociale.

Sakaq, kujtojmë që prej ditësh në Shtetet e Bashkuara janë shënuar protesta të dhunshme. Kjo pasi policia i vendosi gjurin në fyt George Floyd, duke i shkaktuar mbytje dhe si pasojë vdekje të menjëhershme. Protestuesit janë konfrortuar fizikisht me policinë, ndërsa këto të fundit nuk janë kursyer të hedhin në drejtim të tyre gaz lotsjellës dhe plumba gome.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA