“Fenomen kanceroz”/ Meta shpërndan raportin e Qendrës Evropiane të Drogave: Lufta ndaj kanabisit, kusht për integrimin

01/06/2020 17:53

Përmes një postimi në Facebook, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë raportin e Qendrës Evropiane të Drogave, ku thuhet ndër të tjera se “në Shqipëri, e cila është një prodhuese e kanabisit bimor për tregun Evropian (EMCDDA dhe Europol 2019), kultivimi i bimës së kanabisit pritet të rritet ndërsa burimet e zbatimit të ligjit janë devijuar për të zbatuar pajtueshmërinë me kufizimet e masave të COVID-19 (Gjorgjeviç, 2020).”

“Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.
Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë. ?RAPORTI I PLOTË: https://www.emcdda.europa.eu/system/files/publications/13097/EU-Drug-Markets_Covid19-impact_final.pdf
Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit”, shkruan Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA