DURRËS-  Familjarët e një punonjëse të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pas prekjes së familjarëve të punonjëseje të Kadastrës së Durrësit nga Covid-19, të gjithë punonjësit e tjerë, në zyra dhe në terren, janë alarmuar dhe kanë ndërprerë shërbimin, duke kërkuar bërjen e testit të tamponit.  Punonjësja e dyshuar për përhapjen e virusit është specialiste sporteli te aplikimet dhe për shkak të natyrës së punës ka kontakt me të gjithë punonjësit e tjerë, si dhe qytetarët aplikues e noterët. Mëngjesin e së martës pritet që punonjësit e Kadastrës t’i nënshtrohen testit, ndërkohë që është kryesi dezinfektimi i ambienteve të godinës.

Vjehrra dhe vjehrri i specialistes së Kadastrës, me të cilët ka qenë në kontakt të përditshëm, kanë rezultuar të infektuar nga SARS-CoV-2. Specialistja ka qenë në punë  gjatë javës së kaluar dhe kjo ka shtuar pasigurinë te kolegët e saj që ndjehen të rrezikuar dhe të frikësuar veçanërisht për shëndetin e familjarëve të tyre. Ndaj ata kanë kërkuar që testit t’i nënshtrohen të gjithë dhe jo vetëm punonjësit në sportele. Zyrtarisht, Durrësi numëron 28 persona aktivë me Covid-19.

Ndërkohë ditën e sotme në të gjithë vendin tonë janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19. Ku 4 raste janë shënuar në Tiranë, një në Durrës dhe një rast është shënuar në Mat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA