“Digjet” Amerika! Shpërthen dhuna, vritet një protestues

01/06/2020 19:19

Më shumë se gjysma e shteteve amerikane kanë aktivizuar Gardat e tyre Kombëtare për t’u bërë ballë trazirave civile që kanë pushtuar pjesën dërrmuese të vendit, e që janë përhapur edhe jashtë kufijve të tij.

Nga Arizona, Arkansasi, Kalifornia, Nebraska, Xhorxha e deri në Washington e Wisconsin, autoritetet po marrin masa për të përballuar përshkallëzimet e befta te situatës, që nuk qetësohet prej 6 ditësh tashmë. Protestat e dhunshme shpërthyen pas vdekjes së 46-vjecarit afro-amerikan, George Floyd në duart e policisë.

Në 40 qytete të vendit është vendosur gjendja e shtetrrethimit, por njerëzit e kanë injoruar në pjesën më të madhe, çka u bë shkas për konfrontime të tensionuara me policinë. Në mbështetje të turbusesve amerikane, njerëzit kanë demonstruar edhe Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

Përplasje të ashpra mes forcave të rendit dhe protestuesve janë shënuar në Nju Jork, Filadelfia e Los Anxheles, ku për të shpërndarë turmat u përdor gaz lotsjellës e plumba gome. Një person u vra në Kentaki ku policia po përpiqet të vinte në zbatim shtetrrethimin. Kreu i saj për zonën, Steve Conrad pretendon se efektivët në fakt iu përgjigjën zjarrit, sepse mbi ta u qëllua në fillim, sic thotë ai.

Por nuk dihet ndërkohë nëse personi që humbi jetën ishte ai që shtiu mbi policinë. Ngjarja ndodh në kohën kur tensionet janë në pikën e tyre më të larta. Vdekja e 46-vjeçarit të cilit për disa minuta, një polici i bardhë i rëndoi me gjurin e tij mbi qafë, teksa Floyd përsëriste se nuk merrte dot frymë, u përshkrua si “vrasje me gjakftohtësi” nga Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Basketbollit, NBCA, që thonë në deklaratën e tyre se ngjarja ka traumatizuar të gjithë kombin.

“Ato çfarë ndodhën gjatë javës së kaluar- brutaliteti policor, profilizimi racor dhe kthimi i racizmit në armë, janë episode të turpshme, çnjerëzore dhe të patolerueshme”, theksohet aty.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA