Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 6 persona në Tiranë, 1 prej tyre akuzohej për dhunë në familje dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Tiranë
Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, 1 për dhunë në familje dhe 5 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. Xh., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-B. B., 21 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;
– E. B., 38 vjeç, pasi në rrugën “Toptani” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.89 mg/l;
– A. Xh., 44 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/l;
– A. P., 44 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.07 mg/l;
– L. A.,38 vjeç, pasi në rrugën “Dine Hoxha” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.87 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel