TIRANË-“ Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara.” ky është qëndrimi i mbajtur nga ambasadori i Britanisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman për sa i përket dështimit të mbylljes se Zgjedhores.
Ai me anë të një postimi në Twitter, Norman, ndër të tjera shkruan se Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it.
Postimi i plotë:
Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara.
Top Channel