Foto ilustruese

BURREL- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos.

Sipas policisë, në këtë aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa janë plagosur 4 persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Burrel-Klos, ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e rrethit Mat ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se janë përfshirë në aksident  automjetet me targa AA 460  CU dhe AA 208 AI, dhe si pasojë janë dëmtuar  drejtuesit e mjeteve shtetasi H. K.,  dhe shtetasja B.H,  si dhe 3 pasagjer,  të cilët ndodhen në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA