
Dosja e piramidave online, polici u infiltrua si agjent në Lushnje / Organizatori: Kam frikë nga Erion Braçe
16/09 19:43
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë një rol të fortë që palët të arrijnë dakortësinë për Rëformën Zgjedhore brenda afatit të zotuar.
Prej orës 20.00 përfaqësuesi i ambasadës Amerikane, i cili merr pjesë në çdo mbledhje të Këshillit Politik ka ulur veçmas në një nga ambientet e Pallatit të Kongreseve përfaqësuesin e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Palët po negociojnë arritjen e një dakortësie brenda datës 31 maj. Këto momente burimet bëjnë me dije se takimit i është bashkuar edhe Petrit Vasili, negociator i LSI.
Top Channel