Një incident me pasojë dëmtimin e një personi është shënuar ditën e djeshme në fshatin Shoshan të Tropojës.
Shtetasi B.L., i cili së bashku me disa persona të tjerë po pastronin kanalin vaditës të fshatrave, u dëmtua në kokë si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb.
Pas ndihmës së parë mjekësore ai është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Tropojë:
Më datë 30.05.2020, është paraqitur në spitalin e Tropojës, i dëmtuar nê kokë shtetasi B.L., 56 vjeç banues në fshatin Shoshan, Tropojë.
Shtetasi B.L., së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë, ku si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb (shkaqe natyrore) është dëmtuar në kokë.
I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.
Top Channel