Kryeministri Rama në Armeni, do të marrë pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, zbardhet agjenda 03/05 16:06
Katër orët e ngujimit të negociatoreve politikë dështuan të prodhonin konsensusin për reformën zgjedhore.
Edhe pse letrat u hapën dhe u diskutuan propozimet e të gjitha palëve, aplikimi i teknologjisë në zgjedhje mban peng dakordësinë duke rrezikuar miratimin e reformës sipas fjalës së dhënë para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.
E vetmja dakordësi mes dy partive të mëdha ishte shqyrtimi në një fazë të dytë të kërkesës së Rudina Hajdari për ndryshimin e sistemit.
Historia ka treguar se dakordësia politike është e vështirë, ndërsa aktorët janë partizanë të arritjes së konsensusit minutat e fundit. Përjashtim nga rregulli duket se nuk do bëjë as reforma zgjedhore.
Top Channel