
Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar sërish të gjithë qytetarët se duke filluar nga nesër hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë, por sipas saj duhet vëtëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën dhe për të zbatuar distancimin social.
“?? Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor?
Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social ↔️ dhe për të ruajtur higjienën vetjake?” shkruan Manastirliu.
Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor:
Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin
Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore
Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa me 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët.
Hapen kopshtet dhe çerdhet
Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit.
Hapet kampjonati, i futbollit, pa spektatorë.
Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit.
Top Channel