Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar nga pandemia, e cila do të fillojë sot.

Dje u mbajt seanca e shtatë e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar rrjedhën e gjendjes së jashtëzakonshme e cila ishte shpallur për shkak të pandemisë COVID-19.

Pas takimit, presidenti Pendarovski mbajti një konferencë për shtyp.

Pendarovski tha se ditët e fundit, për fat të keq, numri i rasteve me COVID-19 dhe numri i vdekjeve po rritet, duke shtuar se ekziston shqetësim serioz për disa komuna.

Duke theksuar se vendimi për 14 ditët e reja ka të bëjë jashtëzakonisht me atë që qeverisë t’i mundësohet t’i menaxhojë në mënyrë më efektive efektet e pandemisë në shëndetësi, por edhe ato ekonomike dhe sociale, Pendarovski tha se kjo nuk ka asnjë lidhje me datën e zgjedhjeve parlamentare.

Ai falënderoi shumicën dërrmuese të qytetarëve për respektimin e rekomandimeve tashmë tre muaj, duke shtuar se qytetarët nuk duhen të shkujdesen dhe të vënë në pikëpyetje të gjitha rezultatet pozitive deri më tani në luftën kundër pandemisë.

Duke iu drejtuar qeverisë, Pendarovski tha se tendencat negative në disa komuna nuk duhet të jenë rast për të kthyer masat kufizuese në gjithë territorin dhe për të gjithë qytetarët.

Në një porosi për liderët politikë, presidenti i Maqedonisë së Veriut kujtoi se shteti aktualisht nuk ka parlament, se ka një qeveri teknike që ka autorizime të kufizuara dhe se situata është shumë serioze.

Kujtojmë se Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 18 mars të këtij viti, me kërkesë të qeverisë, me qëllim të luftës kundër përhapjes së koronavirusit. Një muaj më vonë, Pendarovski shpalli një gjendje të re 30-ditore të jashtëzakonshme. Më 15 maj, gjendja e jashtëzakonshme u vazhdua edhe për 14 ditë të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA