Foto/ Tension në ajër, pamje të pabesueshme të gjuajtësve rusë që ndjekin bombarduesin amerikan

31/05/2020 01:15

Gjuajtës rusë u vunë në alarm kësaj jave për interceptimin e një bombarduesi amerikan B-1B që i ishte afruar hapësirës ajrore ruse në zonën e Balltikut, teksa imazhet impresionuese të veprimit në lartësi të mëdha ishin kapur në kamera.

Rusia tha se avionët amerikanë gjuajtës u pikasën fillimisht nga radarët, para dislokimit të gjuajtësve Sukhoi Su-27P e Su-30SM të cilët i shoqëruan ata nga afër në hapësirën ajrore neutrale mbi Detin e Zi.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se gjuajtësit shoqëruan bombarduesin brenda “distancës së sigurisë,” duke detyruar B-1Bs të ndryshonte kurs. Ministria tha se avionët kishin vepruar “në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare të sigurisë së përdorimit të hapësirës ajrore”. Avionë amerikanë zbulimi dhe të NATOs janë pikasur shpesh pranë kufijve rusë, sidomos vitet e fundit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel