Foto/ Rihapet xhamia Al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit

31/05/2020 16:56

Kompleksi i Xhamisë Al-Aqsa të Jeruzalemit është rihapur për besimtarët dhe vizitorët pas më shumë se dy muajve ku qëndroi e mbyllur për shkak të pandemisë koronavirus.

Këshilli i ‘Waqf Islam’, thanë se ka një  përhapje të ngadalësuar lokale të virusit de kështu u vendos për heqjen e kufizimeve të hyrjes në xhami të Dielën.

Por këshilli i caktuar nga Jordani vendosi gjithashtu disa masa paraprake për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Covid-19 në vendin e tretë më të rëndësishëm të fesë myslimane. Adhuruesit duhet të mbajnë maska ​​për fytyrën nëse dëshirojnë të luten në xhami ose në baza. Qindra besimtarë pritën me emocion hapjen e dyerve.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel