Zhvillimet në Kosovë/ Meta: Të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve
29/05/2020 14:28
Presidenti Ilir Meta ka komentuar shkurtimisht vendimin e gjykatës Kushtetuese në Kosovë.
“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë.
Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, tha Meta.
Top Channel