U futën për t’u larë në lumin Drin/ Rrjedha e ujit merr 5 të afërm, shpëtohen 4 prej tyre, një vajzë 7-vjeçare dyshohet e mbytur
Një video tronditëse është duke qarkulluar në rrjet. Në të shihet një foshnjë e porsalindur, i varrosur për së gjalli në Indi. Raportohet se fëmija është shpëtuar nga banorët e fshatit Sonoura, të cilët kishin shkuar pranë vendit ku u gjet i mituri për të punuar tokën.
Ata shprehen se teksa ishin duke punuar, dëgjuan të qarat e vazhdueshme të një fëmije, më pas ato u afruan më pranë dhe panë këmbën e një foshnje. Në video shikohet se si një burrë e tërheq vogëlushin nga këmba dhe arritën që ta shpëtojë.
Menjëherë pasi e nxorrën, banorët e kanë dërguar të porsalindurin me shpejtësi për në spital. Pas testeve të kryera nga mjekët rezultoi se vogëlushi kishte gëlltitur baltë dhe i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Ndërsa fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Nga krahu tjetër policia ka nisur një hetim, shkruan Daily Mail.
Top Channel