ITALI- Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 87 viktima të shkaktuara nga Covid-19.
Kështu Italia ka pësuar sërish një rritje të lehtë të numrit të vdekjeve nga koronavirusi, në krahasim me një ditë më parë ku u shënuan 70 viktima.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, ku bëjnë të ditur se numri i të infektuarve gjatë 24-orëve të fundit është 516, ndryshe nga dita e enjte ku u shënuan 593 infeksione.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavriusi tani ka shkuar në 33.229, duke qëndruar vendi i tretë në botë për sa i përket numrit të viktimave të Covid-19 pas, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.
Ndërkohë numri i të infektuarve në Itali përfshirë edhe rastet e reja në total ka shkuar në 232,248 persona. Për sa i përket rasteve aktive, numri ka rënë në 46.175 nga 47.986 një ditë më parë.
Top Channel