Reforma Zgjedhore, Yuri Kim thirrje palëve politike: Punoni edhe në fundjavë, mos e zhgënjeni Shqipërinë…
29/05/2020 18:40
“Mos pushoni, mos zhgënjeni Shqipërinë” ky ka qenë qëndrimi i sotëm i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim për sa i përket ecurisë së Reformës Zgjedhore.
Yuri Kim më tej ka shtuar se kanë mbetur edhe 2-3 çështje për tu zgjidhur dhe palët duhet të punojnë edhe gjatë fundjavës për të arritur mbylljen e marrëveshjes më 31 maj.
“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që ata dëshirojnë – përcaktimi i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos zhgënjeni Shqipërinë.” shrkuan Yuri Kim.
Top Channel