Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar profesori Neritan Ceka
Gjatë fjalës së tij Ceka tha se në restaurimin e monumentëve kulturore në vendin tonë, janë angazhuar arkitektë të huaj, por rezultati nuk është siç pritej. Për këtë ai demonstroi me foto të gjithë shkeljet që janë bërë.
“Për restaurimin e Apollonisë u angazhuan arkitektë të huaj, nuk u angazhua asnjë shqiptar dhe ja rezultati. Këtë e bëri zyra e BE në Tiranë. 300 mijë euro kjo është hyrja, ky është një grup turistësh të huaj dhe ato rrinë në diell në korrik. Kjo është hyrja, tabela aty pranë nuk është e zyrës së BE në Tiranë, kjo është e jona. Të gjitha tabelat që janë djegur nuk janë ndërruar. Ja ku kalojnë turistet, këtë e kam bërë unë në 72, kur isha drejtues. Kjo ka kushtuar 300 mijë euro. Kjo është në “Krointh” është një zjarrfikse e vogël. Kjo ka qenë galeria para se këta filozofët tanë ta ndryshonin, e ka bërë Mauricio Bejko në vitin 1984, ka ekzistuar deri sa të vinin këto filozofët. Kjo është galeria sot”, tha Neritan Ceka.
Top Channel