Kisha e Shën Llezhdrit, në zonën e Lezhës, e cila daton që prej vitit 1402 është “rikthyer” në përdorim nga banorët e zonës me kontributin e tyre vullnetar.
I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte Mariani, emigrant prej vitesh në Belgjikë por që ka kontribuar financiarisht për kishën në fshatin e tij të lindjes.
“Ne kemi punuar të gjithë së bashku për të ndërtuar kishën. Në fshat ekonomia nuk është e lartë. Zoti ma solli mbarë me bizneset e mia këtu në Belgjikë dhe duke parë që kisha ishte rrënuar, thash të ndihmoj dhe unë. Fonde nuk kam kërkuar fare, ka kontribuar i gjithë fshati me aq mundësi sa ka. Është një fshat me zemër të madhe, të gjithë kanë ndihmuar me aq mundësi sa kanë. Na kanë ndihmuar për të bërë hekurat e portës hyrëse, të gjithë kanë kontribuar”, tha Mariani.
Top Channel