Havertz gol me peshë, Leverkuseni mposht Frieburgun dhe ngjitet i treti

29/05/2020 22:43

Bayer Leverkusen reagoi menjëherë pas humbjes së rëndë të pak ditëve më parë përballë Wolfsburgut (1-4). “Aspirinat” fituan me rezultat minimal në transfertë ndaj Frieburgut, duke u ngjitur, të paktën përkohësisht, në vendin e tretë të Bundesligës. Ndeshja u vendos nga goli i talentit Havertz në minutën e 54-t, i vetmi i shënuar në këtë përballje, por që mori vlerë maksimale.

Frieburgu tentoi në të gjitha mënyrat për të barazuar rezultatin, por falë mbrojtjes së mirorganizuar dhe reflekseve të portierit, Leverkuseni e ruajti të paprekur rrjetën. Një fitore me shumë vlerë për “Aspirinat”, që vazhdojnë të luftojnë fort për një vend në zonën Champions, ku duhet të mposhtin konkurrencën e Leipzigut ose të Gladbachut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA