Asambleja e Ligës së Serisë A, e mbledhur sot (video-konferencë) pas dhënies së dritës jeshile nga qeveria në bashkëpunim me Federatën Italiane të Futbollit për rinisjen e kampionatit më 20 qershor, vendosi që fillimisht të luhen sfidat e prapambetura më pas të vijohet rregullisht me javët e mbetura të sezonit.
Kështu, me 20 dhe 21 qershor do të luhen Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari, Inter-Sampdoria dhe Torino-Parma, ndërsa më 22 qershor e më pas do të luhen ndeshjet e javës së 27-të. Datat dhe oraret e ndeshjeve do të njoftohet nga Liga e Serisë A në vijim.
Aktiviteti sportiv i sezonit 2019/2020 do të rifillojë menjëherë me Kupën e Italisë, finalja e së cilës është caktuar për në 17 qershor. Sa u përket gjysmëfinaleve të kthimit, Juventus-Milan duhet të luhet më 13 qershor dhe të nesërmen Napoli-Inter. Por ka ende disa diskutime për të rënë dakord mbi datat. Ekziston hipoteza për t’i kërkuar qeverisë që t’i afrojë disa ditë datat e gjysmëfinaleve.
Top Channel