Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë vizituar ambientet e Institutit të Shëndetit Publik, për të parë nga afër se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë së Covid19.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu falenderoi ambasadoren Yuri Kim dhe qeverinë e SHBA për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar Shqipërisë.
Nëpërmjet USAID në Shqipëri, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka angazhuar më shumë se 2 milionë dollarë për të përgatitur sisteme laboratorike, për shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve, dhe masa të tjera.
Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorja Yuri Kim vlerësuan ekipin e laboratorit dhe të gjithë stafin e ISHP për punën e palodhur që po bëjnë në këtë situatë epidemie.
Top Channel