Sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të zhvillohet seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë Jaeld Çela, të dënuar nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre.

Top Channel ka kërkuar ta ndjekë procesin, por Gjykata e Posaçme deklaroi për gazetaren Anila Hoxha se nuk do t’i hapë dyert për publikun, edhe pse akti normativ u shfuqizua.

Por sipas tyre ndalimi i publikut vazhdon në fuqi.

“Trupi gjykues vendosi që seanca do vazhdojë në zbatim të aktit normativ nr 9 datë 25.3.2020”, ishte përgjigja që mori gazetarja Anila Hoxha.

Por edhe pse gjykatat do vazhdojnë t’i mbajnë mbyllur dyert për publikun, asnjëra prej tyre nuk ka menduar se si do ta ofrojnë informacionin bazik për palët, të tilla si kalendarët e seancave, apo si do të informohet publiku për gjithçka që ndodh në gjykata.

Kujtojmë se procesi në fjalë është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA