Gjatë kontrollit policor në Lezhë, sa u takon krimeve të mjedisit u procedua penalisht shtetasi G.A., 37 vjeç, banues në Lezhë.
Shërbimet e Policisë dhe IKMT-së, gjatë kontrollit konstatuan se fabrika e përpunimit të peshkut, shkarkonte mbetjet në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit në Shëngjin. IKMT-ja e ka gjobitur subjektin me masë administrative 500 mijë lekë (të reja) si dhe do të ndërpresë lidhjen me rrjetin e kanalizimeve.
Ndërkohë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollin përgjatë shtratit të lumit Mat, ku gjatë kontrollit është kapur në flagrancë duke nxjerrë materiale inerte dhe është proceduar shtetasi D.B., 56 vjeç, banues në Kurbin.
IKMT e ka gjobitur shtetasin me masë administrative 2 milion lekë (të reja).
Kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumenjve apo që kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit e lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.
Top Channel