Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi kanë arritur në shifrën 379.051, ndërsa numri i vdekjeve në 4.142
Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 8.371 persona, ndërsa janë konfirmuar 174 vdekje të reja.
Po ashtu me 8.785 shërime, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 150.993.
Në Rusi, rritja ditore e numrit të rasteve është deklaruar në 2.3 për qind. Ndërkohë raportohet se tek 42.5 për qind e rasteve të reja në vend nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin Moskë me 2.054 raste të reja është rritur në 173.497 numri i rasteve, ndërsa me 71 vdekje rritet në 2.254 numri i vdekjeve. Gjithashtu në qytet janë shëruar 71.251 persona.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi njoftoi se rreth 300 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 285 mijë teste duke e rritur në mbi 9.7 milionë numrin e testeve të kryera deri më sot.
– Zhvillimi i COVID-19 në Rusi
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar tek 2 shtetas kinezë në rajonet Transbaikal në jug të Tyumen dhe Siberisë. Ndërsa rasti i parë i vdekjes me burim COVID-19 u regjistrua me humbjen e jetës së një gruaje të moshës 79 vjeçare më 19 mars në Moskë. Rusia mbylli kufijtë e saj që nga fundi i marsit dhe me rritjen e pandemisë ajo kaloi në “situatën e përgatitjes së lartë”.
Në shumë pjesë të vendit u zbatua kufizimi i daljes në rrugë dhe me përjashtim të marketeve dhe farmacive u mbyllën të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe qendrat e argëtimit, kulturës dhe sportit.
Për shkak të pakësimit në normat e rritjes në shifrat e rasteve, kohët e fundit filluan të lehtësohen masat në disa rajone të vendit.
Me lirimin e masave në Moskë dhe në disa qytete të vendit u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në transportin publik përfshirë taksitë, në biznese, markete dhe mjedise të populluara.
Në Moskë u zgjat deri më 14 qershor leja për daljen në rrugë e cila përfundonte me 31 maj. Bashkë me këtë duke filluar që nga 1 qershor do të lejohet hapja e bizneseve përveç ushqimore, si bizneset e pastrimit kimik, dyqanet për riparimin e këpucëve dhe veshjeve si dhe shëtitja dhe kryerja e aktiviteteve sportive në ambiente të hapura me kohë të caktuar për qytetarët.
Përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, me koronavirus u infektuan edhe ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova, ministri i Shkencës dhe Arsimit të Lartë, Valery Falkov dhe disa deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus Duma.
Teksa kryeministri Mikhail Mishustin, dhe ministrat Lyubimova, Falkov dhe Yakushev iu kthyen detyrave të tyre pas shërimit, po ashtu edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov doli nga spitali në të cilin ai u trajtua për COVID-19./AA
Top Channel