‘Mazhoranca nuk heq dorë nga vjedhja e votave’- Petrit Vasili tregon në Open çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Politik
28/05/2020 22:26
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në Open në Top Channel dha detaje për takimin e Këshillit Politik. Sipas Vasilit nuk kishte një dakordësi dhe kjo për shkak të mazhorancës.
“Ju e patë vetë në deklaratë. Gjiknuri tha se nuk mund të bëjnë ndryshime në polici. Kërkesat e opozitës për reformën zgjedhore, nuk i sjellin asnjë përfitim opozitës.
Nuk është e lehtë të ketë marrëveshje ku në dialog ke ata që kanë vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet. Nuk është e lehtë të heqësh dorë nga vesi”- tha Vasili.
Top Channel