“Lehtësim për bankat e nivelit të dytë”/ Rama jep lajmin e mirë: Shtyhen këstet e kredive edhe për …

28/05/2020 15:50

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook njofton se ka bashkëfirmosur me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve dhe kredive.

Kryministri shton gjithashtu se Banka ka miratuar një lehtësim për bankat e nivelit të dytë për ristrukturime proaktive të kredive deri më 31 dhjetor të vitit 2020.

“? LAJM I MIRË

BASHKËFIRMOSËM ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË NJË SHTYRJE TË MËTEJSHME TREMUJORE TË KËSTEVE TË KREDIVE DERI NË 31.08.2020 DHE GJITHASHTU BANKA E SHQIPËRISË MIRATOI NJË LEHTËSIM PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË, QË TË BËJNË RISTRUKTURIME PROAKTIVE TË KREDIVE DERI NË 31.12.2020 ME SHTRIRJE NJË OSE DISAVJEÇARE, SIPAS SHKALLËS SË VËSHTIRËSIVE TË ÇDO BIZNESI?”, shkruan Rama në Facebook.

Top Channel