Juristët online/ Shërbimi falas për qytetarët i kushtëzuar nga pandemia

28/05/2020 15:15

Pandemia transformoi jetën tonë. E mes shërbimeve që pësuan ndryshime, është juristionline.com, shërbimi ligjor online falas për gjithë qytetarët e vendit.

Shërbimi ofrohet që nga marsi, online, pad mbylljes së zyrave tona nga epidemia. Janë 11 juristë që trajtojnë çështje ligjore nga më të ndryshmet.

Vendin e parë në listë për këtë periudhë, e zënë pyetjet që lidhen me situatën e Covidit, si paga e luftës, etj, aplikimet, lejeqarkullimet etj. Më pas shkeljet e urdhrave të mbrojtjes etj.

Shërbimi është falas. Ka edhe një numër të gjelbër 0800401010.
Juristionline.com është ngritur nga Ministria e Drejtësisë.

Krahas zyrave në Tiranë, Durrës, Vlorë do hapën edhe 4 zyra të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA