I hodhi letrat në fytyrë/ Zbardhet dokumenti i Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e Ralf Gjonit

28/05/2020 12:34

Deputeti Ralf Gjoni është përjashtuar nga punimet e seancës plenare për 10 ditë, ndërkohë që është zbardhur edhe dokumenti i Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e tij.

Byroja e Kuvendit vendosi më herët të përjashtojë me 10 ditë deputetin Ralf Gjoni pasi që ka konsideruar shkelje të rregullores me sjelljen e tij në seancën e shkuar parlamentare.

Vetë Gjoni pas vendimit të përjashtimit, reagoi në rrjetet sociale, ku u shpreh se: Shërbimet e partisë mëmë më kanë përjashtuar dje për 10 ditë nga aktivitetet e Kuvendit, për të dytën herë. Vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit! ???

7 gra deputete socialiste i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ tim, sepse duan të fshehin të vërtetën. Produkte të denja listash partiake.?‍♀️
Kuvendi kontrollohet sot prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi. ?

Jam përjashtuar sepse kërkova të parashtroja disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç më jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit.

Pyetjet mu kërkuan të ngriheshin nga një grup organizatash të shoqërisë civile drejtuar nga Qendra ResPublica e cila mbetet kritike ndaj aktivitetit klientelist të Komisionerit (gjoja të pavarur).

Nuk mund të ketë etikë normale e as ulje koke përballë kësaj arrogance diabolike që po shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Vetëm denoncime dhe lolipop do kenë. ?

Këta që sot duhet të ishin në burg, sot flasin për etikë parlamentare ndërkohë që i kanë futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare.
Ndaj unë do vazhdoj të ulëras pa pushim e pa kompromis për këtë padrejtësi që po i bëhet Shqipërisë derisa çdo shqiptar i pavarur e i ndershëm të më bashkohet në betejën për t’a shporrur këtë kastë të korruptuar drejt burgut!

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA