Gjyqi, mungon Tahiri/ Seanca e radhës për ish ministrin e brendshëm, më 11 qershor

28/05/2020 15:20

Gjykatat u hapën siç njoftoi në facebook kryeministri, por ish ministri i brendshëm nuk ka dijeni.

Saimir Tahiri nuk ishte njoftuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për datën e gjyqit e për këtë arsye procesi dështoi për herë të katërt.

“Nuk kishte marrë dijeni Saimir Tahiri , nuk ishte vënë në dijeni për datën e gjyqit”, shprehet Petrit Ismaili.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 11 qershor , ku dhe gjykata pritet të korrigjohet e ti nisë ftesë për tu paraqitur. Por teksa kuptohet që ish ministri i brendshëm ju tërhoqi vëmendjen gjyqtareve për të bërë kujdes me procedurën, avokati i tij zbuloi lëvizjen e radhës

Do kërkojmë përjashtimin e njërës prej gjyqtareve”, shprehet Maks Haxhia.

Gati tetë muaj më parë Tahiri u dënua për shpërdorim detyre së bashku me ish drejtorin e Vlorës, Jaeld Cela që u vetdorëzua dhe që po e ndjek nga paraburgimi përballjen penale me drejtësinë. Dy zyrtarë të tjerë vijojnë të jenë në arrati , dhe kësisoj çështja e tyre është veçuar. /Anila Hoxha/

Top Channel