Emri/ Shqiptari në Angli shkon me Audi Q8 në “shtëpinë e barit”, e pëson nga gjykata britanike

28/05/2020 21:14

Një shqiptar u arrestua nga policia e Anglisë, pasi ngjalli dyshime me makinën e tij luksoze në një fshat në periferi të Njukasëllit.

Emirjan Grrica ishte me një tjetër person në një shtëpi dhe agjentët pasi panë makinën, vunë re edhe dy burrat, të cilët hapën bagazhin makinës luksoze e vendosën aty diçka.

Menjëherë ata nisën kontrollin, ku gjetën aty shqiptarin Emirjan Grrica, që pranoi se kanabisi po kultivohej në pronë, raportojnë mediat britanike.

Nga ana e policisë angleze janë sekuestruar sasi të kanabisit, para të gatshme dhe telefona celularë. Grrica u prangos nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Autoritetet kanë thënë se shqiptari kishte hyrë në territorin britanik në një mënyrë të paligjshme.

Gjykatësi i çështjes ka thënë se shqiptari Emirjan Grrica luajti rol të rëndësishëm në funksionimin e fabrikës së kanabisit, duke shërbyer si kopshtar, shkruan Shqip. Po ashtu, gjyqtari u shpreh se nëse lënda narkotike do të shitej, atëherë shuma e fituar do të ishte e madhe.

Shqiptari u dënua me 2 vjet burg, ndërsa iu tha se pasi të shlyejë gjysmën e dënimit, mund të lirohet me kusht, në rast se do që të vazhdojë të jetojë në territorin e Britanisë së Madhe. Autoritetet ndërkaq po vijojnë të gjejnë edhe përgjegjësit e tjerë për kultivimin e kanabisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA