Kur kishin kaluar më pak se dy muaj pasi konfirmoi rastin e parë me koronavirus, Mali i Zi, është vendi i parë në Evropë që e shpalli veten pa koronavirus, një histori suksesi që vendi i vogël shpreson tani se do të tërheqë turistët në plazhet e tij në Adriatik, këtë verë.

Prej javësh, stafet e hoteleve kanë sistemuar plazhet e zbrazura, pasi pandemia ka mbajtur larg vizitorët që normalisht do të vinin me avionë, anije dhe makina, në këtë periudhë të vitit. Por më në fund, tani ka shpresë pasi mali i zi njoftoi se nuk kishte më asnjë rast aktiv të covid 19. Dhe operatorët turistikë e kanë rrëmbyer menjëherë mundësinë duke e quajtur malin e zi, vendin e parë të Evropës pa covid 19, në videot promocionale që tregojnë bukuritë e vendit, me plazhet që gjarpërojnë përgjatë jugut dhe malet e larta në veri.

“E rëndësishme është se ne nuk kemi asnjë rast koronavirusi dhe kjo na bën që ta konsiderojmë veten vend pa koronavirus ku njerëzit dhe vizitorët do të ishin të sigurtë”.

Në Kotorr, një qytezë mesjetare piktoreske, banorët janë kursyer tërësisht nga virusi me asnjë rast të raportuar atje. Ndërsa agjencitë presin sidoqoftë një sezon të vështirë, ka shpresë se ky rekord për sa i takon pandemisë, do të ndihmojë një industri që zë më shumë se një të pestën e DGP në vend dhe që angazhon 19 për qind të fuqisë punëtore.

“Njerëzit në këto kohë kërkojnë destinacione ku mund të ndjehen të sigurt, të respektojnë disa rregulla dhe ku kanë garancinë se nuk do tu ndodhë asgjë e keqe”.

“Jam shumë i sigurt se vizitorët e parë do të jenë nga rajoni, ish vendet jugosllave, Shqipëria etj. Kjo verë do të jetë shumë ndryshe nga ajo e mëparshmja. Treg i fortë për ne është Britania e Madhe por që andej nuk do të mund të udhëtohet të paktën deri në fund të gushtit”.

Përmasat e Malit të Zi, kanë qenë sigurisht ndihmë në luftën kundër virusit. Vendi është një nga më të vegjlit në botë me vetëm 630 mijë banorë. Gjatë 10 javëve të shkuara ka regjistruar 300 raste dhe nëntë viktima. Që nga 5 maji, nuk ka asnjë rast të ri të brendshëm. “Po e heq maskën”, tha kryeministri Dushko Markovic të hënën, pasi autoritetet njoftuan se nuk kishte më asnjë rast aktiv në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA