Janë konfirmuar dy raste të reja me COVID-19 në futboll në Angli. Dy lojtarë të ekipit të Fulham kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus në raundin e fundit të testimeve në EFL (English Football League).
EFL ka njoftuar se në raundin e fundit të testimeve janë testuar për COVID-19 plot 1030 persona, përfshirë futbollistë dhe staf të klubesh, dhe tre prej tyre kanë dalë pozitiv, të cilët vijnë nga dy klube.Dy nga tre personat, janë futbollistë të Fulhamit.
Skuadra e Fulhamit nuk ka zbuluar identitetin e futbollistëve, të cilët janë dërguar në vetë izolim, sipas rekomandimeve të institucioneve. Fulham është në mesin e skuadrave pretendente për për t’u ngjitur në Premierligë, dhe pas 27 ndeshjeve të zhvilluara në Championship, renditen në vendin e tretë me 64 pikë.
Top Channel