
Teksa protestat vazhdojnë në qytetin amerikan të Minneapolis për vrasjen e George Floyd gjatë arrestimit nga policia, të tjera pamje po dalin në media.
Aty tregohet momenti kur Floyd nxirret nga makina e tij dhe prangoset, para se të mbahet përtokë me këmbën mbi kokë.
Video e publikuar nga rrjeti amerikan Fox 9 tregon pamjet e kameras së një makine tjetër ku 46 vjeçari amerikan nxirret me forcë nga Mercedes-Benz.
Në një tjetër video nga kamerat e një restoranti shihet Floyd i prangosur pas një muri, dhe dy oficerët që shkojnë te makina e tyre.
Këto video i paraprijnë imazheve të tmerrshme kur polici i bardhë i merr jetën të arrestuarit të tij duke i mëshuar me gju prapa koke për më shumë se 7 minuta.
Megjithse Floyd dëgjohet që ankohet se nuk merr dot frymë, oficerët nuk ndaluan kapjen që i shkaktoi vdekjen.
Top Channel