Nisur nga përllogaritja e numrit të vdekjeve në çdo një milion njerëz, Ekuadori rezulton vendi më i prekur nga Covid-19, në Amerikën e Jugut.
Vendi ka një popullsi prej 17 milionë banorësh, me rreth 3,200 vdekje të lidhura zyrtarisht me Covid-19. Vendi nuk regjistroi ndonjë rast deri në fund të shkurtit – pacienti i parë mbërriti nga Madridi – si dhe asnjë vdekje deri në mes të marsit.
Por pasi Ekuador u akuzua për mosdeklarim të shifrave reale, vdekjet ditore u rritën ndjeshëm në fund të prillit, duke arritur një kulm prej 410 viktimash më 10 maj. Në prill, qyteti portual i Guayaquil ishte një nga vendet më të goditura në Amerikën Latine.
Një numër arsyesh lidhen me gjendjen e vështirë të Ekuadorit, duke përfshirë qytetet me popullsi të dendur, reagimi i ngadaltë dhe njerëzit që u kthyen nga vizitat në Evropë në shkurt dhe në fillim të marsit.
Megjithatë vihet re se “kurba e vdekjes” po shkon drejt uljes, teksa protestat në rrugë vazhdojnë.
Top Channel