Parku fotovoltaik i Karavastasë/ Sot shpallet fituesi i ankandit/ Balluku: Kemi administruar 5 oferta
27/05/2020 11:23
Ka nisur në kryeministri finalizimi i ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë, ku pritet shpallja e kompanisë fituese.
“E kemi ndjekur me shumë kujdes si proces. Ky është një ankand i cili ka për synim ndërtimin e parkut fotovoltaik në zonën e Divjakës dhe të Fierit.
Vendi ynë me prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, varet shumë nga moti, kështu që ky është një mundësi shumë e mirë.
Parku i Karavastësë do jetë më i madhi sa i përket energjisë solare. Janë 30 kompani që kanë marrë pjesë në këtë proces. Më 30 prill kemi administruar 5 oferta, dua të them se ka qenë një proces shumë transparent”, tha Balluku.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/291808718517304/
Top Channel