“Nxirrte trupin, ndëshkim hyjnor”/ Vdes në aksident ajror vajza më e bukur e Pakistanit (FOTO)

27/05/2020 12:38

Nuk ka mjaftuar shuarja e një vajze aq të bukur mes avionit të copëtuar nga përplasja me tokën, dhe as dhimbja e prindërve e të njohurve për t`i dhënë fund paragjykimeve.

Modelja pakistaneze Zara Abid ndërroi jetë në moshën 28 vjecare në aksidentin ajror të javës së kaluar në Karachi të Pakistanit, ku vdiqën gati 100 vetë. Zara kishte fituar disa çmime, punonte për stilistët më në zë në Islamabad dhe po përgatitej edhe të merrte pjesë si aktore në një film. Si për ironi të fatit, setin e fundit fotografik e kishte realizuar në bordin e një helikopteri. Një grua më e famshme se pasagjerët e tjerë, por në fund, një viktimë si të gjithë ata.

Por ndërsa ende nuk ishte shpallur zyrtarisht lista e te vdekurve, kundër saj në rrjet shpërtheu një debat i ashpër se ku do të shkonte vajza, në parajsë apo në ferr, me biseda të fokusuara tek morali i tij, tek rrobat që vishte e fakti që ekspozonte trupin. Në vendin thellësisht fetar, fatkeqësia e Zares u përdor nga disa edhe për të paralajmëruar vajzat e tjera se çfarë i pret nëse bëjnë modelen, duke folur për “ ndëshkim hyjnor”, ndërsa nuk ka munguar indinjata ndaj pretendimeve të tilla.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA