Koronavirusi në Meksikë! Sa njerëz humbën jetën 24 orët e fundit

27/05/2020 11:04

Në 24 orët e fundit në Meksikë kanë humbur jetën 501 persona nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve nga COVID-19, në vend është rritur në 8.134. Ndërkohë me 3.455 raste të reja është rritur në 74.560 numri i rasteve me COVID-19 në vend.

Që nga fillimi i pandemisë është regjistruar numri më i madh i rasteve brenda 24 orëve si dhe i vdekjeve, ndërsa për herë të parë numri i vdekjeve ditore ka tejkaluar shifrën 500. Rasti i parë me COVID-19 në Meksikë u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA